MJEDISI/Vapa nuk i ndal punëtorët e NPL “Tregu””.

Temperaturat e larta nuk e kanë ndalur punën e ekipeve të NPL “Tregu” Sh.A. në Gjilan, të cilat po vazhdojnë angazhimin e përditshëm në terren për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike të qytetit.

Punëtorët e kësaj ndërmarrjeje janë duke kryer detyrat e tyre edhe në kushte të vështira atmosferike, me qëllim që qytetarët të kenë një ambient sa më të pastër, të rregullt dhe të mirëmbajtur.

Nga NPL “Tregu” kanë shprehur mirënjohje për të gjithë punëtorët, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, edhe gjatë ditëve me temperatura të larta.

“Falënderojmë të gjithë punëtorët për punën dhe përkushtimin e tyre, të cilët edhe në këto ditë të nxehta vazhdojnë të kontribuojnë që Gjilani të jetë më i pastër dhe më i mirëmbajtur”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Shpërndaj me të tjerët