MOTI/ Fundjavë me vranësira, reshje lokale dhe rritje të temperaturave

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale me diell.

Të shtunën priten riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Të dielën moti parashihet më stabil, me më shumë intervale me diell dhe temperatura deri në 22 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, kushtet agrometeorologjike mbeten të favorshme për kulturat bujqësore pranverore, ndërsa fermerëve u rekomandohet që aktivitetet në ara t’i zhvillojnë gjatë periudhave pa reshje.

Shpërndaj me të tjerët