MOTI PËR VIKEND/E shtuna e freskët dhe me shi, e diela sjell rritje temperaturash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë kësaj fundjave (14–15 Nëntor 2026) vendi ynë do të karakterizohet me mot të freskët dhe të paqëndrueshëm.

​Të shtunën (14.11) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, kurse maksimalet prej 4°C deri në 7°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s.

​Të dielën (15.11) priten vranësira të dendura, intervale me diell dhe mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje; minimalet do të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë nga jugperëndimi, 1–3 m/s.

​Kushtet biometeorologjike do të jenë të pafavorshme kryesisht të shtunën për personat me sëmundje kronike, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar.

Sa i përket agrometeorologjisë, reshjet do të ndikojnë pozitivisht në lagështinë e tokës dhe kulturat dimërore, por këshillohet shmangia e punimeve në parcelat tepër të lagështa.

Shpërndaj me të tjerët