Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me intervale me diell dhe reshje lokale shiu.
Të shtunën priten edhe shkarkime rrufesh në disa zona të vendit.
Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 21 gradë Celsius të shtunën, ndërsa të dielën maksimalet pritet të arrijnë deri në 17 gradë.
Reshjet pritet të ndikojnë pozitivisht në kulturat bujqësore, ndërsa cilësia e ajrit do të mbetet kryesisht e mirë.
Gjatë intervaleve me diell rekomandohet kujdes nga rrezatimi UV.

