Nga Arbër Ismajli
Brenda familjes politike, kur të mbarojnë interesat e përbashkëta, fillojnë inatet personale (te disa individë që nuk janë pak).
Disa duket se e kanë harruar se ku kanë qenë dje dhe kujt ia kanë borxh pozitat e privilegjet që i gëzuan.
Tash që secili po e tërheq nga ana e vet, mos na e shisni këtë përleshje si betejë për parime. Se qytetarët nuk janë aq mendjelehtë sa mendoni.
Pak më shumë përgjegjësi e dinjitet, e shumë pak më pak ego personale, sepse, fundja, kjo ego e solli rezultatin aty ku jemi!
Zgjedhjet kanë përfunduar. Tash është koha për reflektim, përgjegjësi dhe punë serioze për rikuperimin e partisë.
Debatet, pakënaqësitë dhe përplasjet duhet të zhvendosen aty ku e kanë vendin, në zyrat e partisë, e jo para opinionit publik. LDK-ja ka nevojë për bashkim e jo për vazhdim të përplasjeve personale.
Mos harroni, LDK-ja nuk mbahet gjallë nga postet dhe pozitat. Burimin e ka te populli si organizëm masiv, dhe është pikërisht populli ai që e mban gjallë frymën, vlerat dhe identitetin e saj. Këtë duhet ta kujtojnë të gjithë!
