Poezia e Shaban Eminit është një elegji e ndjerë për mërgimin, ku përmes vargjeve të thjeshta dhe plot emocion, autori shpërfaq dhimbjen e shpirtit të ndarë mes dy botëve.
Kontrasti midis “vendit të huaj pa aromë” dhe “vendlindjes plot ngjyra” nxjerr në pah mallin përvëlues për rrënjët dhe familjen, duke e portretizuar atdheun si të vetmin vend ku njeriu gjen kuptimin dhe vlerën e tij të vërtetë.
Ky krijim kulmon me premtimin për rikthim, duke u shndërruar në një zë përfaqësues për të gjithë ata që, edhe pas dekadash në dhe të huaj, mbeten me sytë dhe zemrën nga pragu i shtëpisë atërore.
DO KTHEHEM…
Ika për një jetë më të mirë
Lashë Atdheun për një vend të huaj
E kisha shumë të vështirë
Të shihja familjën të vuaj.
Ikën vite e dekada si era
Këtu ku as lulet s‘kanë aromë
Më merë malli dhe për ferra
Dhe për lendinat me barin e njomë.
Do kthem atje ku jeta ish plot ngjyra
Atje ku prindërit më presin tek dera
Veç aty mua më buzëqesh fytyra
Veç atje më shtohet vlera.
Shaban Emini
