EMERGJENCAT / Kryqi i Kuq në Gjilan merr pjesë në ushtrimin simulues për reagim ndaj tërmeteve

Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan ka marrë pjesë aktive në punëtorinë “Ushtrim Tavoline – Tërmet”.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME).

Ky ushtrim i rëndësishëm simuluar u realizua me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e gatishmërisë, përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional dhe ngritja e kapaciteteve të përbashkëta për të reaguar në mënyrë profesionale dhe të shpejtë në rast të tërmeteve apo situatave të tjera emergjente që mund ta prekin rajonin.

 

Shpërndaj me të tjerët