Premtime për përmirësim të shërbimeve shëndetësore në Zhegër

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, ka vazhduar vizitat në qendrat e mjekësisë familjare, duke qëndruar së fundmi në QMF “Fazli Ramadani” në Zhegër.

Gjatë kësaj vizite, ajo u njoh nga afër me punën dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kadriu theksoi se janë diskutuar sfidat me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë, nevojat për përmirësimin e kushteve të punës, si dhe mundësitë konkrete për avancimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore në këtë lokalitet.

Ajo vlerësoi lartë angazhimin dhe profesionalizmin e stafit, duke theksuar se ata mbeten çdo ditë në shërbim të komunitetit dhe të përkushtuar ndaj kujdesit për pacientët.

Shpërndaj me të tjerët