SHËNDETËSI/Ligjëratë vetëdijësuese për kancerin e gjirit në Livoç të Ulët

Sot, më 8 tetor 2026, në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur si “Tetori Rozë”, në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Dëshmorët e Kombit” në Livoq të Ulët u zhvillua një ligjëratë edukative dhe informuese.

​Aktiviteti kishte si synim kryesor sensibilizimin e nxënësve dhe kolektivit të mësimdhënësve mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin, edukimin shëndetësor si dhe rolin jetik që luan zbulimi i hershëm në parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

​Ligjërata u realizua nga profesionalistet e fushës së shëndetësisë, Dr. Elvan Klaiqi – Koordinatore e Edukimit Shëndetësor, dhe infermierja Mimoza Hajdari.

Përmes këtij organizimi, organizatoret përcollën mesazhe të qarta mbi hapat parandaluar dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm shëndetësor.

​Organizatorët nëvizuan se informimi i drejtë dhe zbulimi i hershëm janë çelësi kryesor për shpëtimin e jetëve.

Shpërndaj me të tjerët