SHËNDETËSI/Mbahet marshi sensibilizues kundër kancerit të gjirit – Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë

Me motoqen “Kontrollohu për veten, për jetën!”, sot është mbajtur marshi sensibilizues në Gjilan, i cili shënoi edhe hapjen zyrtare të muajit të aktiviteve në kuadër të fushatës globale për ndërgjegjësimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.

​Ky marsh përcolli një mesazh të fuqishëm solidariteti, ndërgjegjësimi dhe shprese për të gjithë qytetarët.

Gjatë gjithë muajit tetor do të zhvillohen aktivitete të shumta me qëllim kryesor përcjelljen e mesazhit jetik se diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.

​Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të shumtë të institucioneve lokale dhe shëndetësore.

Një falënderim i veçantë iu adresua Kryesueses së Kuvendit Komunal, drejtorëve të drejtorive komunale dhe të gjitha institucioneve për mbështetjen e tyre të pakursyer.

Po ashtu, u vlerësua lart bashkëpunimi me personelin shëndetësor të QKMF-së, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe qytetarët e pranishëm.

​Kujdes i veçantë gjatë marshit iu kushtua grave të mbijetuara nga kanceri i gjirit, prania dhe guximi i të cilave u cilësuan si dëshmia më e fuqishme se kjo betejë mund të fitohet.

Ato mbeten shembulli i qëndresës dhe shpresës që na kujton se nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë.

​Organizatorët u bëjnë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kujdesen për veten, të bëjnë kontrolle rutine me kohë dhe të mos i shtyjnë ato.

Shpërndaj me të tjerët