Shkenca dhe Historia / UKZ dhe Instituti “Ali Hadri” me projekte të reja kërkimore

Përfaqësues të UKZ-së zhvilluan takim pune në Institutin e Historisë “Ali Hadri”

Në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të këtij institucioni dhe delegacionit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Delegacioni nga Fakulteti i Shkencave Sociale, i udhëhequr nga Dekani, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me Prodekanin Prof. Sss. Dr. Blerim Haziri dhe Prof. Ass. Dr. Syle Ukshini, u prit nga Drejtorja e Institutit, Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, si dhe Prof. Asoc. Dr. Fatmir Arifi.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila është nënshkruar në muajin mars të këtij viti .

Theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të projekteve kërkimore dhe shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë rast, palët u dakorduan për organizimin e një konference të përbashkët shkencore, e cila pritet të mbahet në fillim të vitit 2027.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në avancimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy institucioneve.

 

Shpërndaj me të tjerët