Në kuadër të projektit “Shërbime të pavarura dhe të qëndrueshme”, u ofruan trajnime në shkrimin Braille, orientim dhe mbështetje psikosociale.
Gjilan, 10 Tetor 2026 – Shoqata e të Verbërve e Republikës së Kosovës (ShVK), në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, ka realizuar me sukses projektin e radhës që synon integrimin dhe fuqizimin e personat me dëmtime në shikim.
Gjatë këtij vikendi, për përfituesit në Gjilan u mbajtën trajnime profesionale në shkrimin Braille, udhëzime për orientim e lëvizje të pavarur, si dhe sesione për këshillim psikosocial.
Këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e pavarësisë në jetën e përditshme, rritjen e vetëbesimit dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për një përfshirje sa më aktive të personave të verbër në shoqëri.
Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, ndërsa u implementua nga Shoqata e të Verbërve e Republikës së Kosovës./ dita24h /
