Një gjest fisnik arti e solidaritet ka marrë jetë në Gjilan, duke u kthyer në një mbështetje konkrete për fëmijët në nevojë në prag të vitit të ri shkollor.
Artisti Florent Baxhuku i dhuroi dy piktura Dardan Veselit, koordinatorit për ngritjen e fondeve në Gjilan, me dëshirën e vetme që arti i tij të shndërrohet në ndihmë për fëmijët jetimë.
Pas publikimit të nismës nga Veseli, mbështetja nuk mungoi.
Bizneset lokale, Uji Dea dhe KIMI Cafe & Cake, iu përgjigjën menjëhirë kësaj thirrjeje humanitare. Përmes marrjes së dy pikturave, ato do të sigurojnë çanta dhe të gjitha pajisjet e nevojshme shkollore për 12 fëmijë jetimë.
Në fund, nga një akt bujarie lindën rezultate konkrete: dy piktura, 12 fëmijë të mbështetur dhe një barrë më pak për familjet e tyre në këtë fillim të vitit shkollor.
