Karabinierët Italianë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan, kanë zhvilluar sot një aksion humanitar në ndihmë të dy familjeve me nevojë.
Gjatë këtij aksioni, për këto familje u dhuruan pako ushqimore esenciale dhe veshmbathje, duke lehtësuar sadopak sfidat e tyre të përditshme.
Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq falënderuan Karabinierët Italianë për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetjen e kategorive sociale dhe nxitjen e solidaritetit në komunitet.
