SOLIDARITET/ Drejtoria e Shëndetësisë shpërndan veshje për fëmijët në nevojë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka realizuar sot një aktivitet të rëndësishëm humanitar, duke u dalë në ndihmë shtresave më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Përmes këtij aksioni, është bërë shpërndarja e veshjeve për fëmijët që vijnë nga familjet me asistencë sociale dhe në kushte të vështira ekonomike.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e këtij dikasteri komunal, Mimoza Kadriu, e cila ka potencuar se ky aktivitet synon të ofrojë mbështetje direkte, ngrohtësi dhe kujdes institucional për të gjitha familjet që kanë nevojë, duke sjellë mbi të gjitha gëzim dhe buzëqeshje te fëmijët gjilanas.

Shpërndaj me të tjerët