SOLIDARITET/Vizitë dhe mbështetje me materiale për Qendrën “Pema” dhe Shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Gjilan

Këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Faisil Ademi, i shoqëruar nga shokët e tij Selami Neziri dhe Dushi Bunjaku, ka filluar muajin tetor me një aktivitet të veçantë humanitar e solidari.

​Ata kanë vizituar Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” dhe Shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Gjilan, dy organizata që ofrojnë shërbime jetike dhe përkujdesje ditore për fëmijët e komunës.

​Gjatë kësaj vizite, ata kanë falënderuar stafin për punën e përkushtuar që bëjnë çdo ditë, si dhe janë njoftuar nga afër me nevojat e këtyre institucioneve. Si një kontribut modest, Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij u dhuruan këtyre qendrave materiale të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve me fëmijë, si dhe një sasi uji.

​Këshilltari Ademi ka shprehur falënderime të veçanta për mbështetësit që ndihmuan në realizimin e këtij aksioni, përfshirë Ujin “Lajthiza” – Isuf Hajdari, Pemëtarin Valoni në lagjen Arbëria, si dhe Përparim Xhelilin.

​Në mbyllje, Ademi theksoi se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim që të jenë sa më pranë atyre që punojnë për të mirën e fëmijëve dhe komunitetit.

Shpërndaj me të tjerët