Sonte, duke filluar nga ora 20:00, në stadiumin ” Fadil Vokrri” në Prishtinë, FC Drita do të zhvillojë sfidën e rëndësishme kundër skuadrës nga Andorra, Inter Club d’Escaldes.
Kjo nuk është hera e parë që dy ekipet kryqëzojnë armët, ato janë përballur edhe në vitin 2020, ku gjilanasit dolën fitues.
Po ashtu, si atëherë, edhe sot në timonin e Dritës ndodhet trajneri Ardian Nuhiu.
Në prag të këtij takimi, kryetrajneri Nuhiu ka bërë me dije se ekipi futet në fushë me respekt por me synime të qarta kualifikimi.
”Respekt maksimal për kundërshtarin pasi në këtë fazë nuk ka ardhur rastësisht, por objektivi dhe qëllimi i skuadrës tonë është që secili nga futbollistët në mënyrë të organizuar, si skuadër agresive, kompakte dhe si grup, të bëjmë një hap drejt kualifikimit,” deklaroi Ardian Nuhiu.
