Sport Club Gjilani ka vazhduar me plotësimin e shtabit teknik për edicionin e ri garues, duke zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me përgatitësin atletik, Lekë Tërmkolli.
Tërmkolli vjen me një përvojë të comprovuar në futbollin elitar të Kosovës, ku më parë ka qenë pjesë e shtabeve teknike te FC Prishtina dhe KF Dukagjini.
Ai është i diplomuar në University of Greenwich dhe aplikon metoda bashkëkohore të shkencës sportive, me fokus në përgatitjen fizike, menaxhimin e ngarkesave dhe parandalimin e lëndimeve.
Në rolin e tij të ri te skuadra e Gjilanit, ai do të jetë përgjegjës për optimizimin e performancës fizike të futbollistëve, monitorimin e formës së tyre dhe procesin e rikuperimit përgjatë gjithë sezonit.
Te klubi i kuqebardhëve shprehen të bindur se njohuritë dhe përvoja e Tërmkollit do të jenë një ndihmë e madhe në arritjen e objektivave të skuadrës për edicionin e ri.
