Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të kulturës që do të mbahet në qytetin İnegöl të Turqisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë përfaqësuesit e ansamblit përmes një njoftimi për mediat dhe publikun.
Delegacioni artistik nga Gjilani do të udhëtojë drejt Turqisë më 24 gusht, ku para publikut turk dhe ndërkombëtar do të prezantojë vlerat e pasura të traditës, këngës dhe valles shqiptare.
Përfaqësuesit e Ansamblit “Gjilani” kanë shprehur falënderime për drejtorin e festivalit, Serkan Ay, për ftesën dhe përzgjedhjen e tyre në këtë ngjarje kulturore, si dhe për të gjithë mbështetësit e artdashësit që i përkrahin në rrugëtimin e tyre artistik.
Pjesëmarrja e ansamblit në këtë festival realizohet edhe me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan si dhe Ministrisë së Kulturës.
