FC Drita ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në skuadër. Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i klubit gjilanas.
Lajmi është bërë i ditur nga FC Drita përmes një njoftimi, ku klubi ka shprehur besimin se Ismajlgeci, me cilësitë, përkushtimin dhe karakterin e tij, do të japë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.
“Mirë se erdhe, Marsel! Suksese me fanellën tonë!”, thuhet në urimin e klubit për përforcimin e ri.
