Skuadra e Gjilanit ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte sulmuesi i krahut, Oktion Bilalli, i cili realizoi të dy golat e fitores për mysafirët.
Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 22-të, kur pas një harkimi nga Patoku, Bilalli u shkëput bukur dhe goditi me kokë për 1:0.
I njëjti lojtar dyfishoi avantazhin në minutën e 41-të, sërish me kokë, këtë herë pas asistimit nga kapiteni Thaqi.
Me këtë sukses, Gjilani grumbullon 6 pikë të plota pas dy xhirove të para, duke konfirmuar pretendimet e qarta për tri pozitat e para të tabelës në këtë edicion.
Në krahun tjetër, Llapi mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para, ku për koincidencë ka pësuar disfata nga të dyja skuadrat e qytetit të Gjilanit.
