Trajneri i moshave të reja, Hekuran Ismaili, ka përmbyllur bashkëpunimin 6-vjeçar me Shkollën e Futbollit të FC Dritës.
Përmes një mesazhi falënderues për lojtarët, kolegët dhe drejtuesit e klubit gjilanas, ai njoftoi mbylljen e këtij rrugëtimi të rëndësishëm në karrierën e tij.
Deklarata e Ismailit:
”Pas 6 viteve të bukura në Shkollën e Futbollit FC Drita, ka ardhur koha ta mbyll këtë kapitull të rëndësishëm. Dua të falënderoj të gjithë futbollistët, kolegët dhe drejtuesit për bashkëpunimin, respektin dhe çdo moment të kaluar së bashku. Ju uroj shumë suksese e shëndet!”
