KV Drita ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në edicionin e ri të Superligës A në volejboll për femra, duke mposhtur pastër 3-0 skuadrën e Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së dytë.
Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijoi dominim të plotë që nga fillimi, duke e mbyllur setin e parë me rezultat të bindshëm 25:15.
Seti i dytë solli më shumë rivalitet dhe lojë të luftuar në parket, mirëpo volejbollistet e Dritës treguan qetësi dhe përvojë në momentet vendimtare, duke e fituar atë me shifrat 25:23.
Në setin e tretë, gjilanaset rikthyen kontrollin absolut të lojës dhe e përmbyllën takimin me rezultat 25:17.
Me këtë triumf me rezultatin e përgjithshëm 3-0 (25:15, 25:23, 25:17), Drita vazhdon e shkëputur pa asnjë humbje me dy fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa për Fushë Kosovën kjo ishte humbja e parë për këtë edicion./dita24h/
