SPORT / Gjilani kthehet me medalje nga Kroacia, kush janë tri vajzat që mposhtën 800 garues?

Vajzat e arta të Gjilanit pushtojnë Kroacinë, rezultate mbresëlënëse në mesin e 800 garuesve

Klubi i Xhudos “Gjilani” ka shkëlqyer në garën ndërkombëtare të mbajtur në Kroaci për vitin 2026, duke u përballur me një konkurrencë të ashpër prej 800 garuesve nga pesë shtete të ndryshme.

Përfaqësimi i Kosovës në këtë sfidë ishte në nivelin më të lartë, ku xhudistet tona treguan karakter të fortë dhe përgatitje të lartë profesionale përballë rivalëve nga Italia, Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia. Vajzat gjilanase arritën të rrëmbejnë pozitat kryesore në dy kategori të ndryshme: Agnesa Berisha – Vendi i parë dhe vendi i dytë, Isra Halimi – Vendi i dytë dhe vendi i tretë dhe Sumeja Ramadani – Vendi i tretë.

Ky sukses është rezultat i një pune të palodhshme, disiplinës dhe mentalitetit fitues që karakterizon këtë klub.

Me zemër kampioni, xhudistet tona dëshmuan se Gjilani mbetet vatër e talentëve që nuk njohin kufij.

Një falënderim i veçantë i takon trajnerit Anton Cena, i cili mundësoi pjesëmarrjen dhe përgatitjen e ekipit në këtë turne prestigjioz.

Klubi i xhudos “Gjilani” vazhdon rrugëtimin drejt majave të sportit ndërkombëtar, duke na bërë krenarë me çdo fitore.

 

Shpërndaj me të tjerët