SPORT/Gjilani pëson disfatë në Podujevë, mposhtet nga Vushtrria që nuk kishte asnjë fitore

 KF Vushtrria ka arritur të marrë tre pikët e para për këtë edicion garues, duke mposhtur skuadrën e Gjilanit me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 8-të të Albi Mall Superligës.

​Për shkak se stadiumi në Vushtrri nuk i plotëson kriteret e pranimit për ndeshjet e këtij niveli, takimi u zhvillua në terren neutral në Podujevë.

​Heroi i vushtrriasve në këtë përballje ishte Urim Statovci, i cili realizoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 60-të të takimit.

​Kjo fitore ka një rëndësi të madhe për Vushtrrinë, e cila pas tetë xhirove arrin të thyejë ecurinë pa fitore, ndërsa Gjilani mbetet pa pikë nga kjo përballje.

Shpërndaj me të tjerët