SPORT/K.J. “Gjilani” në Prilep zë vendin e parë ekipor dhe merr Kupën U14

Klubi i Judos “Gjilani” ka shënuar një sukses të madh në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Prilep, duke u stolisur me Kupën e vendit të parë në kategorinë U14.

​Në këtë garë me konkurrencë mjaft të fortë prej 460 garuesish, 40 klubesh e 8 shtetesh, xhudistët e rinj gjilanas treguar përgatitje të lartë dhe disiplinë në tatami, duke korrur rezultate të shkëlqyera edhe në meçet individuale.

​Me medalje të arta dhe vendin e parë u stolisën Surma Ramadani dhe Belkiza Rexha, ndërsa medaljet e argjendta për vendin e dytë i fituan Isra Halimi, Anel Maliqi si dhe Ylljeta Sylejmani. Suksesit të klubit i kontribuoi edhe Stina Fejzullahu, e cila zuri vendin e tretë duke fituar medaljen e bronztë.

​Drejtuesit e klubit u shprehën mirënjohës ndaj trajnerëve për punën e palodhshme profesionale dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar lart përkushtimin e të gjithë garuesve pjesëmarrës.

Shpërndaj me të tjerët