SPORT/ Ish-mbrojtësi i Dritës rikthehet pas aventurës në Ukrainë dhe Poloni

Hajdin Salihu rikthehet te Drita

FC Drita ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Hajdin Salihu, i cili do të veshë sërish fanellën bardhekaltër pas aventurës së tij jashtë Kosovës.

24-vjeçari rikthehet në klub pas eksperiencës në futbollin ukrainas dhe atë polak, duke sjellë me vete përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare.

Nga klubi kampion i Kosovës vlerësojnë se Salihu do të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv, falë cilësive, karakterit dhe përvojës së tij.

“Mirë se u ktheve në shtëpi, Hajdin! Le të shkruajmë bashkë kapituj të rinj të historisë së Dritës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rikthimi i Salihut është një tjetër lëvizje e rëndësishme e Dritës në afatin kalimtar, teksa kampionët e Kosovës po vazhdojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Shpërndaj me të tjerët