ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Dritës, Ardian Limani firmos me SC Gjilanin

Ardian Limani është zyrtarisht futbollist i Sport Club Gjilanit. Klubi kuqe e bardhë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy edicione, deri në përfundim të sezonit 2027/28.

Limani i bashkohet Gjilanit pas aventurës së tij të fundit te Prishtina, ndërsa më herët ishte një nga figurat kryesore të Dritës, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Me përvojën dhe cilësitë e tij, 27-vjeçari pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën kuqe e bardhë në arritjen e objektivave për sezonet e ardhshme.

Sport Club Gjilani i ka uruar mirëseardhje Ardian Limanit, duke shprehur besimin se ai do të japë kontribut të madh me fanellën kuqe e bardhë.

Shpërndaj me të tjerët