SPORT/Përkujdesje për garuesit, masazh relaksues pas përfundimit të vrapimit në Gjilan

 Organizatorët e garës ndërkombëtare të atletikës “Gjilani Half Marathon 2026” janë përkujdesur për çdo detaj të mbarëvajtjes së këtij aktiviteti sportiv, duke i dhënë vëmendje të veçantë edhe rikuperimit të vrapuesve pas përfundimit të shtegut.

​Menjëherë pas përfundimit të garës, për të gjithë atletët pjesëmarrës është siguruar shërbim masazhi relaksues dhe muskular.

Për të realizuar këtë shërbim janë angazhuar dy masazherë profesionistë, të cilët po ndihmojnë garuesit të lehtësojnë lodhjen fizike dhe të rikuperohen pas sfidës në kushtet e motit me shi.

​Kjo përkujdesje e organizatorëve po mirëpritet lart nga të gjithë vrapuesit, duke ngritur edhe më tej nivelin organizativ të gjysmëmaratonës në Gjilan./dita24h /

Shpërndaj me të tjerët