SPORT/SC Gjilani ndan rrugët me asistentin Blerim Bunjaku

Gjilan, 16 Tetor 2026 – Sport Club Gjilani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me asistentin e parë të shtabit teknik, Blerim Bunjaku.

​Përmes një komunikate për media, klubi i kuqebardhë nga Gjilani ka shprehur falënderimet për kontributin dhe përkushtimin e treguar nga Bunjaku gjatë kohës sa ishte pjesë e shtabit teknik.

​„Sport Club Gjilani e falënderon Blerim Bunjakun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe në sfidat e ardhshme”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e zyrtarizuar nga zyra për komunikim e klubit.

​Klubi gjilanas i ka uruar trajnerit shëndet dhe suksese të mëtejshme në hapat e tij të ardhshëm në futboll. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët