SPORT/Trajnerët e KK “Drita” nderojnë themeluesit e karatesë në Gjilan, Sali Hasani dhe Idriz Musliu

Klubi i Karatesë “Drita” ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e thellë për dy profesorët e nderuar, Prof. Sali Hasani dhe Prof. Idriz Musliu, të cilët njihen si themeluesit e sportit të karatesë në qytetin e Gjilanit.

​Në shenjë falënderimi për kontributin e tij shumëvjeçar, trajnerët Blerim Hajdari dhe Reshat Halili i kanë dhuruar sot një tuta zyrtare (trenerkë) të KK “Drita” profesorit Sali Hasani.

Ndërkohë, po ashtu u bë e ditur se së shpejti një dhuratë e tillë do t’i dërgohet edhe Prof. Idriz Musliut, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

​Përmes këtij gjesti, përfaqësuesit e klubit kanë kujtuar me krenari historikun e këtij sporti në qytet, i cili zë fill që nga viti 1972, kur fillimisht u themelua me emrin KK “Zenel Hajdini”, për të marrë më vonë emrin e njohur Karate Klubi “Drita”.

​“Faleminderit profesorëve Sali Hasani dhe Idriz Musliu për punën, përkushtimin dhe trashëgiminë e çmuar që i lanë sportit të karatesë në Gjilan. Për ta do të ketë gjithmonë respekt dhe mirënjohje të përhershme”, janë shprehur trajnerët Blerim Hajdari dhe Reshat Halili.

Shpërndaj me të tjerët