SUKSES / Arritje e dyfishtë, pas Edukimit, Nuredin Mustafa diplomohet edhe në Fakultetin e Studimeve Islame

Nuredin Mustafa, mejzini i njohur i xhamisë së lagjes “Dheu i Bardhë” në Gjilan, ka shënuar një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e tij akademik.

Pas përfundimit të Fakultetit të Edukimit, ai tashmë ka diplomuar me sukses edhe në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për arritjen e këtij synimi.

“Pas përfundimit të Fakultetit të Edukimit, sot përfundova edhe Fakultetin e Studimeve Islame. Një falënderim i veçantë shkon për mentorin tim, prof. dr. Rexhep Suma, si dhe për dy anëtarët e komisionit, prof. dr. Musa Vila dhe prof. dr. Vedat Shabani. Elhamdulilah o Allah për gjithçka”, ka shkruar ai.

Nuredin Mustafa gëzon një respekt të veçantë në mesin e xhematit dhe qytetarëve të Gjilanit.

Ai vlerësohet lart për kontributin e tij të palodhshëm në xhami dhe në komunitetin ku jeton, duke u dalluar për kulturën e gjerë, thjeshtësinë dhe sjelljen shembullore që reflekton çdo ditë.

Diplomimi i tij në dy fusha të ndryshme, në edukim dhe në studime islame, tregon përkushtimin e tij për t’i shërbyer shoqërisë me një përgatitje të lartë profesionale dhe morale.

 

Shpërndaj me të tjerët