Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të besimit islam,
Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të bekuar, që vjen pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror gjatë muajit të Ramazanit.
Në këtë ditë feste e solidariteti, shpreh mirënjohjen time të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë tuaj të vazhdueshme në shërbim të atdheut dhe qytetarëve tanë.
Angazhimi juaj i palodhshëm është dëshmi e përgjegjësisë dhe devotshmërisë ndaj misionit tonë të përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Duke ju uruar nga zemra që kjo festë të sjellë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja, shpresoj që ajo të jetë burim i ri force, motivimi dhe solidariteti në përmbushjen e detyrës suaj fisnike.
Gëzuar Fitër Bajramin!

