Ushtrime të FSK-së në Bukovik, qytetarët të kenë kujdes

Kadetët e FSK-së mbajnë ushtrime në zonën e Bukovikut, këshillohen qytetarët për kujdes

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë, se më 17–19 prill 2026 dhe 24–26 prill 2026, kadetët e FSK-së do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese, në përputhje me plan-programin e tyre trajnimor.

FSK-ja, njofton se trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve.

Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen
ushtrimet dhe mos të kenë panik.

Shpërndaj me të tjerët