Klubi i Volejbollit Drita vazhdon të dëshmojë se është një ndër qendrat kryesore të zhvillimit të volejbollistëve të rinj në Kosovë.
Engjëll Dalipi, Kejsan Mavriqi dhe Mal Devaja janë ftuar në Kombëtaren e Kosovës U18, duke fituar besimin e selektorit Habil Ajeti.
Ftesa e tre volejbollistëve gjilanas vjen si rezultat i punës, përkushtimit dhe paraqitjeve të tyre të vazhdueshme me fanellën e Dritës.
Njëkohësisht, kjo konsiderohet edhe si vlerësim për punën e klubit në zhvillimin e gjeneratave të reja.
Nga KV Drita janë shprehur krenarë që tre lojtarë të klubit do të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se e ardhmja e volejbollit kosovar është në duar të sigurta.
Klubi u ka uruar shumë suksese Engjëllit, Kejsanit dhe Malit me fanellën dardane, me shpresën që ata të vazhdojnë të jenë ambasadorë të denjë të Dritës dhe të Kosovës.

