LOKALE / Shkak i problemeve teknike, shtyhet mbledhja e Kuvendit Komunal në Gjilan

Mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për t’u mbajtur nesër, më datë 08.05.2026, është shtyrë zyrtarisht.

Sipas njoftimit të nënshkruar nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, shkak për këtë shtyrje janë bërë problemet teknike.

Konkretisht, bëhet fjalë për mosfunksionimin e rrjetit nga Telekomi i Kosovës, gjë që e bën të pamundur transmetimin online të mbledhjes për publikun.

“Deri te shtyrja sërishme e mbajtjes së mbledhjes ka ardhur për shkak të problemeve teknike të cilat janë paraqitur rreth mosfunksionimit të rrjetit nga Telekomi i Kosovës dhe kjo krijon pamundësi të transmetimit online të mbledhjes”, thuhet në dokumentin zyrtar.

Anëtarët e Kuvendit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për datën dhe orën e re të mbajtjes së kësaj mbledhjeje.

Institucioni ka kërkuar mirëkuptimin e pjesëmarrësve për këtë vonesë të paparashikuar.

 

Shpërndaj me të tjerët