ARSIM / Bashkëpunim ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze

Prof. Asoc. Dr. Teuta Agaj Avdiu, bartëse e programit Master në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze në Universitetin “Kadri Zeka”, ka zhvilluar një takim bashkëpunimi me Prof. Asoc. Dr. Anita Muho, Shefe e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Fokusi i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional përmes aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkëmbimit të përvojave që synojnë zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit akademik.

Si hap i parë konkret i këtij partneriteti, u dakordua organizimi i një konference ndërkombëtare në Durrës në shkurt të vitit 2027. Ky aktivitet do të bëjë bashkë akademikë dhe studentë nga Universiteti “Kadri Zeka”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe Universiteti “Constantine the Philosopher” në Nitra të Sllovakisë.

Konferenca synon të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e mësimdhënies së anglishtes, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe kërkimin shkencor mes tri institucioneve.

 

Shpërndaj me të tjerët