MOTI/ Diell, vranësira dhe reshje lokale shiu gjatë javës në Kosovë

Java 18–22 maj pritet të sjellë mot të ndryshueshëm në vend.

Do të ketë intervale me diell dhe vranësira, ndërsa vende-vende priten reshje lokale shiu dhe shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 16°C deri në 23°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.

Reshjet dhe temperaturat pranverore do të krijojnë kushte të favorshme për kulturat bujqësore, ndërsa cilësia e ajrit pritet të mbetet përgjithësisht e mirë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët