Ndeshja e javës së 34-të kundër Dukagjinit shënoi një moment të veçantë për talentin e ri Art Veseli, i cili debutoi zyrtarisht në Albi Superligën e Kosovës.
Mesfushori 18-vjeçar është produkt i shkollës së futbollit të Dritës që nga viti 2020 dhe llogaritet si një nga lojtarët më premtues të gjeneratës U19.
Veseli, i cili luan si mesfushor ofanziv, shquhet për potencialin e tij të lartë dhe aftësitë në lojën “një kundër një”.
Debutimi i tij në ekipin e parë konfirmon punën e suksesshme të klubit gjilanas me talentët e rinj, duke i dhënë hapësirë futbollistëve që pritet të jenë shtyllat e së ardhmes.

