SPORT/ Ramadani para derbit me Gjilanin: Duam fitore për tifozët, festa të jetë nën hijen e derbit

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka folur para derbit lokal ndaj Gjilanit, duke theksuar se skuadra është përgatitur maksimalisht dhe synon ta mbyllë ndeshjen me fitore.

“Jemi munduar të nxjerrim maksimumin në stërvitje. Në derbi nuk dihet kurrë rezultati, pavarësisht formës së ekipeve. Ndeshja duhet të luhet dhe të fitohet, edhe për statistika, por mbi të gjitha për tifozët tanë. Besoj se ata do ta motivojnë ekipin dhe shpresoj që me një luftë sportive të arrijmë tri pikë të reja”, u shpreh Ramadani.

Ai bëri të ditur se kjo do të jetë ndeshja e 54-t për Dritën këtë sezon dhe se disa futbollistë do të pushojnë për shkak të ngarkesës së madhe.

“Titullin e fituam përballë rivalit për titull, ndërsa do ta festojmë kundër rivalit lokal. Festa duhet të jetë nën hijen e derbit dhe jo derbi nën hijen e festës. Pres një ndeshje cilësore, me rivalitet sportiv dhe një atmosferë të bukur në tribuna. Synimi ynë mbetet fitorja dhe tri pikët e radhës”, deklaroi Ramadani.

Shpërndaj me të tjerët