SPORT/Drita U15 kampione për herën e shtatë radhazi

Ekipi U15 i Dritës është shpallur kampion për herën e shtatë radhazi, duke vazhduar dominimin e jashtëzakonshëm në këtë grupmoshë nga sezoni 2019/2020 deri në sezonin 2025/2026.

Klubi e ka cilësuar këtë sukses si rezultat të punës së palodhur, përkushtimit, disiplinës dhe karakterit të futbollistëve të rinj, të cilët kanë treguar vazhdimisht cilësi dhe mentalitet fitues.

“Ky sukses është arritur me zemër, sakrificë dhe përkushtim. Titujt janë dëshmi e punës së vazhdueshme të futbollistëve dhe stafit tonë”, kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit.

Vlen të theksohet se këtë grupmoshë deri në muajin janar e ka udhëhequr trajneri Alban Nevzati, ndërsa aktualisht ekipi drejtohet nga Hekuran Ismaili.

Me këtë titull, Drita U15 konfirmon statusin e saj si një nga akademitë më të suksesshme në futbollin e të rinjve në Kosovë.

Shpërndaj me të tjerët