ZGJEDHJET/ Ndërkombëtarët në terren, monitorohet nga afër procesi i votimit në Kosovë
Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë vazhdon me vëzhgimin e procesit të votimit në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Që nga orët e hershme të mëngjesit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë përcjellë hapjen e qendrave të votimit dhe po ndjekin nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor në terren.

