Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë Fundamenti, ku është pritur nga pronari, Bashkim Halili. Gjatë vizitës, ai është njoftuar nga afër me punën, zhvillimin dhe kapacitetet e kësaj kompanie, e cila prej më shumë se dy dekadash operon me sukses në përpunimin e granitit, mermerit, quartz-it dhe keramikës.
Me rreth 65 të punësuar dhe investime të vazhdueshme në teknologji moderne, Fundamenti konsiderohet një nga kompanitë më serioze dhe më të suksesshme në këtë sektor.
Ajo është dalluar ndër vite për korrektësinë, cilësinë e lartë të produkteve dhe shërbimeve, si dhe për besimin që ka fituar te klientët.
Pronari i kompanisë, Bashkim Halili, gëzon respekt të madh si nga stafi i tij ashtu edhe nga klientët, falë përkushtimit, profesionalizmit dhe mënyrës së drejtimit të biznesit.
Huruglica theksoi se biznese si Fundamenti janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe e krijimit të vendeve të reja të punës, duke shtuar se mbështetja për sektorin privat mbetet një nga prioritetet kryesore.
Ai vlerësoi kontributin që kjo kompani jep në ekonominë e vendit, duke theksuar se investimet në prodhim, teknologji dhe fuqinë punëtore janë shembull i mirë i zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit vendor.

