Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka përmbyllur me sukses fazën 13-ditore të përgatitjeve në Bansko të Bullgarisë, ku është përgatitur intensivisht për ndeshjet evropiane që e presin në javët në vijim.
Gjatë kësaj periudhe, stafi teknik ka punuar në ngritjen e formës fizike dhe taktike të futbollistëve, duke shfrytëzuar maksimalisht kushtet për t’i bërë ata sa më të gatshëm për sfidat ndërkombëtare.
Lajm inkurajues për kampionët e Kosovës është fakti se përgatitjet kanë kaluar pa asnjë shqetësim apo lëndim, ndërsa futbollistët kanë përballuar me sukses ngarkesat e planifikuara nga stafi teknik.
Pas kthimit në Kosovë, Drita do të hyjë në javën vendimtare të përgatitjeve para ndeshjes së parë evropiane, e cila zhvillohet më 7 korrik në Kaunas të Lituanisë.
Kampionët synojnë ta nisin me rezultat pozitiv aventurën e re në garat evropiane.

