SPORT/ Dyshja e KV Drita shpallet kampione e Kosovës U18 në beach volley

Kejsan Mavriqi dhe Engjëll Dalipi, volejbollistët e KV Drita, janë shpallur kampionë të Kosovës në kategorinë U18 në garat e beach volley, të organizuara nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

Nën drejtimin e trajnerit Fatlum Hajrizi, dyshja gjilanase tregoi paraqitje të shkëlqyer gjatë kampionatit, duke kurorëzuar punën dhe përkushtimin e tyre me titullin e kampionit.

Ky sukses vlerësohet si një arritje e rëndësishme për sportistët, trajnerin dhe gjithë klubin KV Drita, duke konfirmuar punën cilësore me grupmoshat e reja.

Klubi u ka uruar kampionëve të rinj suksese të mëtejshme dhe fitimin e trofeve të tjerë në të ardhmen.

 

Shpërndaj me të tjerët