Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Elbasan Shabani, ka njoftuar se po vazhdon aplikimin e orarit të punës gjatë ditëve të shtuna, ku çdo qytetar mund të paraqitet në zyrat e dikasterit për të marrë shërbimet e nevojshme.
Përmes një njoftimi, Shabani ka bërë të diturit orarin dhe përkushtimin ndaj kësaj:
“Vazhdojmë me orarin e punës edhe gjatë muajit gusht, çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në 14:00. Ju mirëpresim për çdo nevojë, kërkesë apo çështje që kërkon shërbimin dhe përkushtimin tonë. Shërbim, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve’, ka shkruar Shabani
