SPORT/ Drita shkëlqen në Evropë, mposht Tre Fiori-n me rezultat të thellë

Klubi i Futbollit Drita ka arritur një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur skuadrën nga San Marino, Tre Fiori FC, me rezultat bindës 4:1 në “San Marino Stadium”, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

​Gjilanasit treguan dominim absolut gjatë gjithë 90 minutave, duke diktuar ritmin e lojës dhe duke krijuar raste të njëpasnjëshme shënimi.

Protagonist i mbrëmjes ishte kapiteni  Besnik Krasniqi, i cili realizoi dy gola,  ndërsa me nga një gol kontribuuan edhe lojtarët  Blerim Krasniqi dhe Raddy Ovouka.

​Kjo ndeshje kishte një vëmendje të veçantë edhe në stol, pasi skuadra u drejtua nga Visar Sermaxhaj vijueshmërisht pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani. Sermaxhaj arriti ta përgatiste ekipin në mënyrë taktike mjaft mirë, duke marrë maksimalen nga grupi i lojtarëve.

​Me këtë fitore 4:1, Drita krijon një kapital mjaft të sigurt për ndeshjen e kthimit dhe hedh një hap të sigurt drejt fazës së mëtejshme të garave evropiane.

Shpërndaj me të tjerët