Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Elton Isufi, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë profesionale trevjeçare.
19-vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të qendrës, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e plotë të stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.
Isufi ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti gjatë fazës përgatitore të verës, ku ka realizuar tre gola me ekipin e parë të kuqebardhëve.
SC Gjilani shpreh besimin se Eltoni do të vazhdojë zhvillimin e tij dhe do të jetë një aset i rëndësishëm për të ardhmen e klubit
