Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Eugen Ramadani, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë profesionale trevjeçare.
19-vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e plotë të stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.
Ramadani ka qenë një nga lojtarët më të dalluar gjatë fazës përgatitore të verës, duke regjistruar disa paraqitje cilësore me fanellën e kuqebardhëve.
SC Gjilani shpreh bindjen se Eugeni do të vazhdojë rritjen e tij profesionale dhe do të jetë një aset i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.
