SPORT/ Elton Isufi nënshkruan kontratë profesionale trevjeçare me SC Gjilanin

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Elton Isufi, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë profesionale trevjeçare.

​19-vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të qendrës, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e plotë të stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

​Isufi ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti gjatë fazës përgatitore të verës, ku ka realizuar tre gola me ekipin e parë të kuqebardhëve.

​SC Gjilani shpreh besimin se Eltoni do të vazhdojë zhvillimin e tij dhe do të jetë një aset i rëndësishëm për të ardhmen e klubit

Shpërndaj me të tjerët